Militantët Houthi të Iranit sulm me dronë mbi Detin e Kuq, shkatërrohen nga forcat britanike dhe amerikane

Botë | 3 vite më parë

Një anije luftarake britanike dhe forcat amerikane kanë shkatërruar dronë të lëshuar nga luftëtarët Houthi të mbështetur nga Irani në Detin e Kuq.

Sipas sekretarit britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps, ky ka qenë sulmi më i madh i kryer në rajon nga militantët deri më sot.

Në një deklaratë në rrjetin ‘X’, Shapps theksoi se “brenda natës, HMS Diamond, së bashku me anijet luftarake të SHBA-së, zmbrapsën me sukses sulmin më të madh nga Huthi të mbështetur nga Irani në Detin e Kuq deri më sot.

“Duke vendosur raketa dhe armë Sea Viper, Diamond shkatërroi dronët e shumëfishtë sulmues që shkonin drejt saj dhe anijeve tregtare në zonë, pa lëndime apo pa pësuar dëme për Diamond ose ekuipazhin e saj.

Mbretëria e Bashkuar së bashku me aleatët e kanë bërë të qartë më parë se këto sulme të janë krejtësisht të papranueshme dhe nëse vazhdojnë, Houthi-t do të vuajnë pasojat.  Ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të mbrojtur jetët e pafajshme dhe ekonominë globale”, shkruan Shapps.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme