Ministri britanik i Mbrojtjes: S’është koha e duhur për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Ëallace ka deklaruar se tani nuk është vendimi i duhur për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë.
“Ajo që ata kanë nevojë për momentin janë forca të blinduara dhe tanke,” u tha Ëallace gazetarëve kur u pyet pse Britania e Madhe nuk do të dërgonte avionë.
“Kam qenë i përfshirë në këtë gjë për një kohë mjaft të gjatë dhe kam mësuar dy gjëra: kurrë mos përjashto asgjë dhe kurrë mos përjashto asgjë,” tha ai.
Ëallace pranoi se ky nuk ishte “një vendim përfundimtar”, por shtoi se “për momentin, nuk mendoj se kjo është qasja e duhur”.
“Ajo që do të lëvizë në këtë konflikt këtë vit do të jetë aftësia e ukrainasve për të vendosur armaturën perëndimore kundër Rusisë”, vazhdoi ai.
Ky qëndrim i ministrit të Mbrojtjes vjen pasi zëdhënësi i Doëning Street u tha gazetarëve të martën se avionët luftarakë janë “jashtëzakonisht të sofistikuar dhe duhen muaj për të mësuar se si të pilotohen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




