Ministri i Japonisë: ICBM e Koresë së Veriut kishte rreze për të goditur kontinentin e SHBA

Botë | 4 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes së Japonisë ka deklaruar se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) me rreze të mjaftueshme për të goditur territorin e SHBA. SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut dënuan Korenë e Veriut për lëshimin e raketës, e cila u ul rreth 200 km (124 milje) në perëndim të ishullit Oshima-Oshima në prefekturën veriore të Hokkaido. 

“Natyrisht ne kemi paraqitur një protestë të fortë kundër Koresë së Veriut, e cila ka përsëritur provokimet e saj me një frekuencë të paprecedentë”, tha kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, paralajmëroi të enjten për një përgjigje “më të ashpër” ndaj çdo pranie të shtuar ushtarake amerikane.  Kjo pasoi takimin e së dielës midis Yoon, Presidentit të SHBA Joe Biden dhe kryeministrit të Japonisë Fumio Kishida në Kamboxhia.

Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 50 raketa gjatë dy muajve të fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër. Këto lëshime me rreze të gjatë janë më të rralla dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-në, pasi raketat janë projektuar për të transportuar koka bërthamore kudo në kontinentin e SHBA-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme