Ministri i Jashtèm kinez: Nuk do t’i shesim armë asnjë pale të përfshirë në konflikt

Ministri i Jashtëm kinez u shpreh këtë të premte se vendi i tij nuk do t’i shesë armë asnjë pale të përfshirë në konfliktin në Ukrainë dhe se do të rregullonte eksportet e mallrave që përdoreshin si nga civilët ashtu edhe nga ushtritë.
Në pëgjigje të shqetësimeve të ngritura nga SHBA dhe vende të tjera se Kina po merrte në shqyrtim mundësinë për të mbështetur ushtarakisht Rusinë, të cilën Pekini e ka mbështur politisht pavarësisht se zyrtarisht thotë se është neutral në lidhje me konfliktin, ministri i Jashtëm kinez Qin Gang, ritheksoi gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në ndërmjetësimin e negociatave për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për konfliktin ndërsa tha se tani të gjitha palët duhet të ruanin objektivitetin dhe qetësinë.
– Përsa i përket eksportit të mallrave ushtarake, Kina ka një përqasje të përgjegjshme dhe të kujdeshshme, u shpreh Qin gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen gjermane Analena Baerbock, e cila po zhvillonte një vizitë në Pekin.
Baerbok ndërkohë tha se si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina kishte një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit. Ndërsa Gjermania ka mbështetur fuqishëm rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit të Rusisë, Pekini ka fajësuar SHBA-në dhe NATO- n për provikim të konfliktit, ka refuzuar të kritikojë veprimet e Moskës si dhe ka kritikuar sanksionet ekonomike ndaj qeverisë së presidentit Vladimir Putin.
Pa njohjen e interesave të sigurisë së një pale të veçantë, krizat dhe konfliktet janë të paevitueshme, tha ministri i jashtëm kinez.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




