Ministri italian jep dorëheqjen mes akuzave për pikturën e vjedhur

Botë | 3 vite më parë

Ministri i kulturës italiane ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për pastrimin e mallrave të vjedhura.

Vittorio Sgarbi e bëri njoftimin përpara se të fillonte një leksion në Milano, duke thënë se ai po largohej “për të shmangur një konflikt interesi”.

Prokurorët po hetojnë akuzat se Sgarbi, një kritik i njohur arti, vodhi dhe modifikoi një pikturë të shekullit të 17-të. Piktura “Kapja e Shën Pjetrit” u raportua e vjedhur në vitin 2013.

Sgarbi akuzohet se ka ndryshuar pikturën duke shtuar një qiri në këndin e sipërm, për të fshehur origjinën e saj.

Politikani thotë se e gjeti veprën gjatë restaurimit të një vile të blerë nga nëna e tij më shumë se 20 vjet më parë. Ai thotë se piktura është origjinale, ndërsa ajo e vjedhur në vitin 2013 ishte kopje.

Ministri po përballet gjithashtu me akuza në lidhje me një vepër tjetër, një pikturë që i atribuohet artistit francez Valentin de Boulogne, me vlerë 5 milionë euro, e cila u sekuestrua nga policia në Montecarlo citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme