Ministria britanike e Mbrojtjes: Prigozhin ka të ngjarë të ketë vdekur, por nuk ka prova përfundimtare

Botë | 3 vite më parë

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka “shumë gjasa” të jetë i vdekur pas rrëzimit të aeroplanit të së mërkurës pranë Moskës, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Në përditësimin e fundit të postuar në mediat sociale, Ministria britanik e Mbrojtjes shkroi se “ende nuk ka prova përfundimtare që Prigozhin ishte në bord dhe dihet se ai ushtronte masa të jashtëzakonshme sigurie. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që ai të jetë ketë vdekur me të vërtetë”.

Vdekja e supozuar e Prigozhin ka çuar në shumë pikëpyetje për të ardhmen e grupit mercenar që ai drejtoi për vite me radhë.

Ministria britanike e Mbrojtjes vlerësoi se vdekja e supozuar e Prigozhin do të kishte një “efekt thellësisht destabilizues”, veçanërisht duke pasur parasysh se dy zyrtarë të tjerë të shquar të Wagner besohet të kenë vdekur gjithashtu në përplasje./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme