Ministrja Baerbock : Gjermania nuk do ta bllokojë Poloninë për t’i dhënë Ukrainës tanket Leopard 2

Botë | 4 vite më parë

Mbështetësit e Ukrainës premtuan miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë një takimi në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, megjithëse angazhimet e reja u lanë në hije, nga dështimi për të rënë dakord mbi kërkesën urgjente të Ukrainës për tanke luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman.

Çështja duket se i afrohej një rezolute të dielën vonë, kur kryediplomatja gjermane tha se vendi i saj nuk do të kundërshtonte nëse Polonia vendos të dërgojë disa nga Leopardët e saj në Ukrainë.

Kanali televiziv francez LCI postoi video nga një intervistë me Ministren e Jashtme Annalena Baerbock, në të cilën ajo tha se qeveria e saj nuk ka marrë një kërkesë zyrtare për miratim nga Varshava, por shtoi se “nëse do të na kërkohej, ne nuk do të bëhemi pengesë”.

Më herët të dielën, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, kryetari i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin, tha se qeveritë që i japin Ukrainës armë më të fuqishme mund të shkaktojnë një “tragjedi globale që do të shkatërronte vendet e tyre. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme