Misteri i shtëpisë, përse u ndërtua kjo banesë në mes të ishullit

Kuriozitete | 6 vite më parë

Në kodrën e gjelbër në Islandë është ndërtuar një shtëpi e vetme, fotot e së cilës qarkullojnë kudo. Por a e dini cili është misteri që kjo godinë mbart?

Gjatë shekujve 18-19 në këtë zonë të shkretuar, kishte shumë banesa. Por rreth viteve 1930, kur bota avash-avash po ndryshonte, edhe këta banorë synuan zbritjen në qendër në kërkim të një jete më të mirë. Që atëherë, ishulli u braktis dhe e vetmja shtëpi që mbijetoi ndezi shumë teori.

Një nga këto ishte dhe historia e një miliarderi, i cili donte të strehohej në Elliaey për t’i shpëtuar apokalipsit të zombive.

Të tjerë sugjerojnë se është pronë e një vetmitari fetar. Fatkeqësisht, realiteti nuk është kaq zbavitës.

Në fakt është një kabinë roje e konstruktuar nga Shoqata e Gjahtarëve për t’u furnizuar mjaftueshëm me peshqit që enden në ujërat përreth.

Për të lehtësuar punën e tyre ata ndërtuan këtë shtëpizë si një bazë që ka vetëm një sauna, nuk ka elektricitet, ujë apo kanalizime. Por absolutisht ofron një pamje mahnitëse e cila tërheq pafund vëmendje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme