Mjeku dhe një grua e ushtrisë amerikane akuzohen për spiunazh në favor të Rusisë

Një mjek kryesor i ushtrisë amerikane dhe gruaja e tij, mjeke civile, janë akuzuar për spiunazh në favor të qeverisë ruse. Jamie Lee Henry dhe Anna Gabrielian, akuzohen se po planifikonin që të ndanin informacione konfidenciale për pacientët në një spital ushtarak. Ata dyshohet se i thanë një agjenti të fshehtë të FBI-së se veprimet e tyre ishin të motivuar nga patriotizmi për Rusinë.
Nuk ka pasur ende asnjë koment nga autoritetet ruse. Dyshja u akuzua për konspiracion dhe zbulim të informacionit të identifikueshëm shëndetësor, një akuzë e ngritur nga një gjykatë në Maryland, Baltimore.
Prokurorët thanë se çifti donte të ndihmonte qeverinë ruse “që të fitonte njohuri mbi kushtet mjekësore të individëve të lidhur me qeverinë dhe ushtrinë amerikane”. Maj Henri punoi në Fort Bragg, një bazë e madhe ushtarake në Karolinën e Veriut.
Aktakuza thotë se ajo planifikoi të përdorte lejen e saj të sigurisë për të fituar akses në të dhënat private mjekësore nga spitali në Fort Bragg, si dhe një institucion tjetër mjekësor i paidentifikuar. Dr. Gabrielian punoi në Spitalin Johns Hopkins në Baltimore. Ajo dyshohet se i ofroi ndihmë ambasadës ruse në Uashington disa muaj më parë, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Në mesin e gushtit asaj i’u afrua një person që pretendonte se punonte për ambasadën ruse, i cili në të vërtetë ishte një agjent i FBI-së. Gjatë takimit, aktakuza thotë se ajo i tha agjentit se “ajo ishte e motivuar nga patriotizmi ndaj Rusisë për të ofruar çdo ndihmë që të mundte për Rusinë, edhe nëse do të pushohej nga puna ose të shkonte në burg”.
Ajo i tha agjentit se kishte akses në informacionin mjekësor në bazë, si dhe njohuri se si SHBA po trajnonte ushtrinë për të ofruar ndihmë për Ukrainën. Në një takim tjetër më vonë në të njëjtën ditë, Maj Henry dyshohet se i tha agjentit se ishte e përkushtuar ndaj Rusisë.
Maj Henry ishte oficerja e parë e njohur në detyrë aktive e ushtrisë amerikane që doli si transgjinore, pasi ushtria i dha lejen për të ndryshuar zyrtarisht emrin dhe gjininë e saj në vitin 2015, në të njëjtin vit që çifti u martua. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




