Modelet e shëndetshme të të ushyerit lidhen me rrezik të ulët të vdekjes së parakohshme

Një shumëllojshmëri e modeleve të të ushqyerit të shëndetshëm janë të lidhura me zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga studiuesit e Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard.
Ata zbuluan se pjesëmarrësit që shënuan rezultate të larta në respektimin e të paktën një prej katër modeleve të ushqimit të shëndetshëm kishin më pak gjasa të vdisnin nga çdo shkak dhe më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri ose sëmundjet e frymëmarrjes.
Gjetjet janë në përputhje me Udhëzimet aktuale dietike për Amerikën, të cilat rekomandojnë modele të shumta të të ushqyerit të shëndetshëm. Pak studime kanë vlerësuar nëse respektimi i modeleve dietike të rekomanduara nga DGA lidhet me rrezikun afatgjatë të vdekshmërisë.
Një rezultat më i lartë ka rezultuar në një nga indekset që u shoqërua me rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme nga të gjitha shkaqet dhe nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Rezultatet më të larta në AMED dhe AHEI u shoqëruan me rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundja neurogjenerative.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




