Moderatores i bie të fikët gjatë transmetimit, ndërpritet debati mes Liz Trus dhe Rishi Sunak (VIDEO)

Botë | 4 vite më parë

Debati i fundit për drejtuesin e konservator midis Rishi Sunak dhe Liz Truss u ndërpre pasi moderatores së debatit i ra të fikët gjatë transmetimit.

Debati i The Sun dhe TalkTV, i organizuar nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë të rrugës pasi u dëgjua një përplasje e fortë. TalkTV tha se McCann ishte “mirë”, por mjekët kishin sugjeruar se ajo nuk duhet të vazhdonte moderimin e debatit.

“U kërkojmë falje shikuesve dhe dëgjuesve tanë”, shtoi kanali. Kandidatët për lidership postuan në Twitter se ishin të lehtësuar kur dëgjuan se McCann ishte mirë dhe treguan se do të ishin të lumtur të organizonin një debat tjetër.

Prezantuesi i TalkTV duhej të bashkëorganizonte debatin së bashku me redaktorin politik të The Sun, Harry Cole, por ai u tërhoq pasi rezultoi pozitiv me Covid.

Para se të ndërpritej, debati i fundit televiziv midis dy kandidatëve, kishin debatuar për taksat, gjendjen e shëndetësisë dhe rritjen e kostove të jetesës. Ata ishin gati të fillonin një seksion mbi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën kur debati u mbyll.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme