Moldavia i bën thirrje Rusisë që t’u japë fund sulmeve: Çdo bombë që bie mbi Ukrainën po na prek edhe ne

Botë | 4 vite më parë

Moldavia i bëri thirrje Rusisë që t’u japë fund sulmeve. Siç është bërë e ditur, sulmet me raketa në Ukrainë, kanë shkaktuar ndërprerje të shërbimit të energjisë elektrike edhe në Moldavinë fqinje.

Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu, i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet.

“Pjesë të Moldavisë po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike, si rezultat i raketave të lëshuara nga Rusia, që po godasin qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën jetike,” shkruan Popescu në Twitter.

Sipas tij, çdo bombë që bie mbi Ukrainën po prek edhe Moldavinë.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë shkatërrimet.”- shkruan ministri i Jashtëm moldav, Nicu Popescu. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme