Momente emocionale në “Miqtë e Pasdites”, Lulzim Zeqja përlotet nga surpriza e familjes

Lifestyle | 1 vit më parë

Një moment emocionues ndodhi gjatë emisionit “Miqtë e Pasdites” në RTSH 1, ku aktori i njohur, Lulzim Zeqja, është surprizuar nga një video-mesazh prekës i dërguar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Në mesazhin e tyre, gruaja dhe fëmijët e aktorit shprehën dashurinë dhe krenarinë për të, duke vlerësuar përkushtimin dhe rolin e tij si bashkëshort dhe baba.

Ai gjithashtu shtoi se ndonjëherë, për shkak të ritmit të shpejtë të jetës, mund të mos arrijmë të kuptojmë sa kohë i marrim familjes, duke kërkuar ndjesë për këto momente.

“Nuk e prisja dhe është goxha emocionuese. Artila është një njeri që më ka qëndruar shumë afër në momente të vështira të jetës sime shumë i emocionuar edhe mesazhi i fëmijëve. Jam shumë krenar që kam një familje të jashtëzakonshme dhe më mbështesin madje ndonjëherë i kërkoj ndjesë sepse nuk e kuptojmë, rendim në ritmin e kohës pa e kuptuar që mund të gabojmë duke i marrë kohën fëmijëve dhe familjes”, u shpreh aktori mes emocionesh.

Ky moment i sinqertë dhe i ndjerë ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e dashurisë dhe mbështetjes familjare në jetën e çdo individi, pavarësisht suksesit apo profesionit që ushtron.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme