Mot i kthjellët gjatë ditës së sotme, temperaturat deri në 39 gradë celcius

Për ditën e sotme (2 korrik) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 18 deri 37°C;
Në zonat e ulëta 19 deri 39°C;
Dhe në bregdet 20 deri 37°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




