Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Ditën e premte (7 gusht), vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen përgjatë relievit malor në veri dhe lindje.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në det valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




