Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Aktualitet | 45 minuta më parë

Për ditën e sotme (25 shtator) vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar më shkarkesa elektrike lokalisht breshër në male në verilindje-lindje e juglindje reshje në formën e flokëve të borës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e zonave luginore,era fiton shpejtësi deri në 17m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme