Moti- Dita e sotme e paqëndrueshme, kthjellime dhe reshje shiu

Moti | 1 vit më parë

Ditën e sotme (8 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites.

Vranësirat prej orëve të mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit hera-herës me intensitet lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites vonë pritet ndërprerja graduale e reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.

Deti – Valëzimi 1- 2 ballë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme