Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ditën e sotme (13 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug.

Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme