Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Aktualitet | 1 orë më parë

Për ditën e sotme (21 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Lokalisht dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme