Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Për ditën e sotme (23 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.
Deti do të jetë me valëzim në dete i forcës 2-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






