Moti- Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Sipas SHMU-së, në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës.

Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme