Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat deri në 39°C

Për ditën e sotme (30 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimtare mesatare kryesisht gjatë orëve të mesditës në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 16 deri 37°C;
Në zonat e ulëta 16 deri 39°C;
Dhe në bregdet 20 deri 37°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




