Moti- Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura më të theksuara në relievet malore në lindje.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-17 m/s.
Deti do të jetë me valëzim 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




