Moti – E premtja me vranësira dhe reshje shiu, dëborë në verilindje të vendit

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit.
Në mesditë dhe pasdite, reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje–juglindje–jug, ndërsa do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700–1.000 metra, në juglindje 1.100–1.300 metra mbi nivelin e detit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veri me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 23 m/s.
Deti do të ketë një valëzim të forcës 4–6 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




