Moti- I nxehti saharian prek vendin tonë, ja sa do arrijnë temperaturat sot

Moti | 1 vit më parë

Për ditën e sotme (26 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë dhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 20 deri 36°C;   

Në zonat e ulëta 17 deri 40°C;     

Në zonat bregdetare 20 deri 37°C.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme