Moti në vend, vranësira shoqëruar me reshje shiu dhe temperatura 25 gradë Celcius
Këtë fundjavë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Duke filluar nga dita e diel, reshjet do të reduktohen gradualisht, duke u përqendruar kryesisht në veri të vendit, ku do të jenë me intensitet mesatar.
“Ditën e shtunë, moti parashikohet me vranësira, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën qendrore me intensitet deri mesatar. Duke filluar nga dita e diel deri ditën e martë, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore. Ditën e mërkurë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, ku moti parashikohet të jetë i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat në vlerën e mesditës parashikohen të arrijnë deri në 25°C”, tha sinoptikania Elida Maloçali.
Era do të fryjë nga Verilindja në Jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s. Deti-Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




