Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Ditën e enjte (12 mars), vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite, të cilat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit.
Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë i valëzimit 1 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




