Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat nuk ndryshojnë

Aktualitet | 1 vit më parë

Dita e sotme (8 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakat deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht e karakterit lokal, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme