Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Aktualitet | 2 muaj më parë

Gjatë ditës së sotme (17 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit nga SHMU-ja, gjatë mesditës dhe pasdites do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në jug të vendit nuk përjashtohen reshje lokale shiu, me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe në lugina, era pritet të forcohet deri në 14 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme