Moti – Rriten temperaturat, termometri do shënojë deri në 42 gradë

Vendi ynë është përfshirë nga rryma ajrore të ngrohta, ku dita e hënë do të shënojë rritje të temperaturave. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s.
Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 42 gradë celsius në Shkodër e Lezhë.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




