Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti | 21 minuta më parë

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshje mesatare deri lokalisht intensive priten në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në Durrës dhe Vlorë parashikohen reshje me intensitet mesatar. Në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje të dobëta, kryesisht në formën e shtrëngatave.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 18 deri në 23 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 17 deri në 24 gradë në zonat e ulëta dhe nga 11 deri në 21 gradë Celsius në zonat malore.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa përgjatë bregdetit pritet të jetë deri e fortë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme