Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

Moti | 1 orë më parë

Vendi do të përfshihet të dielën nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me ndryshim të motit gjatë ditës.

Dita do të nisë me kthjellime, ndërsa nga mesdita dhe gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona do të jenë të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten kryesisht në relievet kodrinore dhe malore. Në periudha të shkurtra, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë.

Ndërkohë, kushtet atmosferike pritet të mbeten relativisht të paqëndrueshme gjatë orëve të pasdites.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme