Muzeu Historik i Shkodrës – Vizitorët të interesuar për historinë, por edhe arkitekturën e banesës

Turizëm | 1 vit më parë

Muzeu Historik i Shkodrës po përjeton një rritje të qëndrueshme të vizitueshmërisë vit pas viti. Vetëm në periudhën janar–gusht të këtij viti, janë regjistruar rreth 2300 vizitorë, shumica prej të cilëve janë të huaj që vijnë me interes të veçantë për të njohur nga afër historinë e pasur të qytetit.

“Kemi më shumë një lloj turizmi të një cilësie më të veçantë që janë të tërhequr, që duan historinë dhe duan të njohin qytetin e Shkodrës dhe janë të interesuar edhe për sa i përket aspektit të arkeologjisë dhe më së shumti janë turistë të huaj”, u shpreh Majlinda Laçaj,  Përgjegjëse në Muzeun Historik të Shkodrës.

Në mesin e elementëve më të pëlqyer janë artefaktet e periudhave të hershme, por edhe pinakoteka, që ekspozon portrete e piktura me tematikë historike.

“Disa duan të njohin pjesën më të vjetër, artifaktet më të vjetra të muzeut, interesi është tek pinakotekat , tek pikturat, por fokusi më i madh është tek objektet e vjetra në muze”, tha ajo.

Nga ana tjetër, edhe aktivitetet e zhvilluara brenda mjediseve të muzeut, kanë ndikuar pozitivisht në afrimin e publikut.

“Fokusi dhe qëllimi kryesor është që muzeu të mos jetë vetëm i vizitueshëm vetëm si turist por të vij dhe si vizitor i cili merr informacion dhe njohuri”, theksoi Laçaj.

Muzeu vijon të mbetet një nga pikat kyçe të turizmit kulturor në Shkodër, veçanërisht në periudha të pikut si pranvera dhe vera, kur fluksi i vizitorëve rritet ndjeshëm.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme