Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës” – Qelitë origjinale të paraburgimit, pika më tërheqëse për vizitorët

Turizëm | 1 vit më parë

Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës” gjithnjë e më shumë po përfshihet në agjendat e  turistëve të huaj që vizitojnë Shkodrën. Për vizitorët jo vetëm  nga Evropa por dhe Amerika e nga Lindja e Largët, ky muze dëshmon detaje për të cilat kanë dëgjuar dhe lexuar por jo përjetuar ne vendet e tyre dhe si pjesa më tërheqëse e muzeut vlerësohen qelitë origjinale të paraburgimit.

“Jam nga Amerika dhe është hera ime e parë këtu, Shkodra është e bukur dhe origjinale. Ky muze tregon shumë për historinë që shqiptarët kanë jetuar për shumë kohë. Muzeu është një mundësi e shkëlqyer për tu njohur me këtë histori”, u shpreh një turist.

“Unë jam nga India dhe vizita në këtë muze është një ndër pjesët më interesante të agjendës, më shumë na prekën dhomat ku mbaheshin të burgosur njerëzit”, tha një turist tjetër.

Sipas punonjësve te muzeut, ky vend i rëndësishëm i dëshmisë dhe kujtesës është kthyer tashmë një nga asetet e rëndësishme turistik të qytetin , pasi gjithë çfarë është ekspozuar paraqet shumë interes për të huajt.

“Janë vizitor të huaj të cilët tërhiqen nga muzeu ynë për shkak se ata krahasojnë realitetin, politikën me diktaturën që ka pasur Polonia si shtet me atë shqiptare”, tha Xherardo Nikjari, specialist pranë muzeut VDK, Shkodër. 

Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës” është i pari Vend Kujtese Historike në Shqipëri, i cili përkujton viktimat që vuajtën dënimin në burgjet e regjimit komunist. Gjatë gjate tre muajve  të fundit  muzeu është vizituar nga rreth 3000 turistë të huaj.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme