Mynih, Macron bën thirrje për investime masive në mbrojtjen evropiane

Mynih, Macron bën thirrje për investime masive në mbrojtjen evropiane
Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka bërë thirrje të premten vendeve evropiane që të investojnë më shumë në mbrojtje.
“Nëse ne evropianët duam paqe, duhet t’i sigurojmë vetes mjetet e nevojshme për ta arritur atë”, tha sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Konferencën e Sigurisë, në Mynih.
Ai tha se shpresonte se një program ambicioz investimi i përbashkët do të miratohej në muajt e ardhshëm.
“Nëse Evropa dëshiron të mbrojë Evropën, ajo duhet gjithashtu të armatoset… dhe të avancojë aftësinë e saj prodhuese në tokën evropiane”, tha Macron.
“Është e nevojshme të shqyrtohen mënyrat se si të prodhohen më shumë armë dhe më shpejt. Kjo duhet të bëhet së bashku përmes standardizimit”, tha Macron.
“Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme dhe të plotë në kontinentin tonë nëse nuk arrijmë të përballemi me çështjen e Rusisë, me një mendje të pastër dhe pa asnjë vetëkënaqësi. Evropa duhet ta trajtojë këtë me vendosmëri dhe pa naivitet”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




