NASA: Ndotja e ajrit mund të na ndihmojë të gjejmë jashtëtokësorët

Alienët mund të zbulohen duke matur ndotjen atmosferike në plantet tjerë, thotë një studim i fundit.
Ndërsa evolucioni i një civilizimi që është zhvilluar në industri të bazuara në naftë ose qymyr duket i pakët, gazi gjithashtu buron nga materiale të tjera duke përfshirë rrufetë dhe proceset biologjike. “Në Tokë, pjesa më e madhe e dioksidit të azotit emetohet nga aktiviteti njerëzor, si proceset e djegies së emetimeve të automjeteve dhe termocentraleve”, Ravi Kopparapu i Qendrës së Fluturimit Hapësinor Goddard të Nasa në Greenbelt, Maryland. “Në atmosferën e ulët (rreth 10 deri në 15 kilometra ose rreth 6,2 deri në 9,3 milje), NO2 nga aktivitetet njerëzore dominon në krahasim me burimet jo njerëzore. Prandaj, vëzhgimi i NO2 në një planet të banueshëm potencialisht mund të tregojë praninë e një civilizimi të industrializuar”, shtoi ai.
Ka përfitime dhe ndërlikime në përdorimin e dioksidit të azotit për të kërkuar mbi jashtëtokësorët. Për fat të mirë, yjet që janë më të freskët dhe më të zakonshëm se dielli ynë prodhojnë më pak dritë ultraviolet (që prish gazin) dhe për këtë arsye rriet mundësia që të gjendet jeta e jashtëtokësorëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




