Nations League/ Anglinë e braktisën të gjithë, Rice i pesti që largohet nga qendra stërvitore

Angli | 52 minuta më parë

Rice, Cole Palmer, Kobbie Mainoo, Marcus Rashford dhe Tino Livramento janë lojtarët, të cilët janë larguar nga grumbullimi i Anglisë.

Për komisarin teknik të “Tre Luanëve” përgatitjet për takimet e para të Nations League nuk kanë shkuar si duhet pasi sot mësoi se edhe mesfuhsori i Arsenal është larguar për shkak dëmtimi.

Sipas Federatës së Futbollit trajneri gjerman ka humbur pesë futbollistë në ditët e fundit, të cilët i ka zëvendësuar me Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest) dhe James Garner (Everton). A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme