Navalny hetohet për terrorizëm, kryeopozitari rus ndodhet në burg që nga 2021

Kryeopozitari rus Aleksej Navalnij ka bërë të ditur se po hetohet për terrorizëm dhe se mund të dënohet me deri 30 vite burg. Kritiku i Kremlinit aktualisht po vuan dënime që shkojnë në 11 vite e gjysem për akuza të mashtrimit dhe përbuzjes së gjyqësorit, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se janë trilluar në mënyrë që ta bëjnë Navalnij që të heshtë.
Në një postim në llogarinë e Navalny në Twitter, që menaxhohet nga ndihmësit e tij shkruhet se ndaj kritikut të Kremlinit janë paraqitur pretendime absurde që e kërcënojnë atë me 30 vite burg. “Ndërsa ndodhem në burg, kam kryer akte terroriste”, vijon postimi.
Në muajin gusht 2020, Navalny u helmua me novichok, dhe u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Kremblini ndërkohë ka mohuar se është përpjekur ta vrasë, ndonëse Navalny fajëson Putin për sulmin.
Ai u burgos në 2021-in kur u kthye në Rusi pasi mori trajtim mjekësor në Gjermani për sulmin me helm. Hetuesit rusë kanë dalë ndërkohë në përfundimin se mbështetëss të Navalnyj kanë lidhje me vrasjen e Vladlen Tatarsky-t, një bloger dhe mbështetës i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, i cili humbi gjatë një sulmi me bombë të ndërmarrë në fillim të këtij muaji në Shën Petërsburg.
Aleatët e Navalnij kanë mohuar përfshirjen. Hetuesit rusë gjithashstu kanë thënë se 11 persona janë shtuar në listën ndërkombëtare të kërkuarve në një çështje të lidhur me Navalny.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




