Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare, atletja amerikane Tori Bowie, fituese e medaljes së artë olimpike

Atletja amerikane Tori Bowie është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë të vdekjes së 32-vjeçares e bën me dije agjenti të saj, Kimberly Holland.
Bowie u gjet e vdekur në shtëpinë e tij në Florida dhe shkaku i vdekjes nuk dihet ende, raporton CNN.
“Jemi të shkatërruar për të ndarë lajmin shumë të trishtuar që Tori Bowie ka ndërruar jetë,” tha në një postim në Instagram përfaqësuesja e Bowie dhe kompania Hollandeze, Icon Management Inc.
Bowie fitoi tre medalje në Lojërat Olimpike 2016 në Rio: ari në stafetën 4×100 metra, argjendi në 100 metra dhe bronzi në 200 metra. Në kampionatin botëror 2017, ajo fitoi medaljen e artë si në 100 metra ashtu edhe në 4×100 metra.
Gara e fundit e Bowie ishte qershori i vitit 2022. Paraqitja e saj e fundit në skenën botërore ishte në vitin 2019 në kampionatin botëror në Doha, kur përfundoi e katërta në kërcimin së gjati.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




