Ndalimi i gazetarit, Gershkovic/ Ministri i jashtëm rus: Uashingtoni të mos na bëjë presion

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, u shpreh këtë të mërkurë (12 prill) se cilësimi nga SHBA i ndalimit të gazetarit të “Wall Street Journal” Evan Gershkovic si i padrejtë nuk kishte asnjë domethënie për Rusinë dhe nuk do të ndryshonte përqasjen e Moskës ndaj çështjes së ngritur ndaj tij.
Riabkov u shpreh se aktualisht, Rusia po shqyrtonte mundësinë për t’i dhënë Gershkovic, akses në shërbimet diplomatike amerikane.
Deri tani gazetarit i është mundësuar komunikim minimal me ekipin e tij ligjor. Por Riabkov kritikoi përpjekjet amerikane për të ushtruar presion ndaj moskës në lidhje me kët rast.
“Nuk do të tolerojmë asnjë përpjkje për të na ushtruar presion dhe për ne nuk ka asnjë rëndësi se me çfarë statusi do ta trajtojnë këtë person në Washingotn. Ne do të veprojmë në përputjje me nevojat, normat dhe ligjet tona që janë të zbatueshme në këtë situatë dhe asgjë më shumë”, u shpreh zëvendëministri i jashtëm rus.
Të martën, presidenti amerikan Joe Biden foli me telefon me të afërmit e gershkovic të cilët i garantoi se Washingtoni po bënte gjithçka mundte për të siguruar lirimin e gazetarit. Gershkovic është edhe gazetari i parë amerikan i burgosur në Rusi për spiunazh që nga fundi i luftës së ftohtë.
Javën e ardhshme, një gjykatë në Moskë do të dëgjojë ekipin ligjor të gazetarit të cilët do të flasin kundër vendimit që ai të mbahet në paraburgim të paktën deri në datën 29 maj.
Gershkovic u ndalua muajin e shkuar në qytetin e Jekaterinburgut ndërsa punonte për gazetën Wall Stree Journal. Ai është akuzuar për spiunazh, çka është hedhur poshtë nga “Wall Street Journal”. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar si të padrejtë ndalimin e tij çka do të thotë se çshtja tashmë do të trajtohet nga zyra e të dërguarit special amerikan për çështjet e pengjeve. Një gjë e tillë i lejon Washingtonit të angazhojë më shumë burime për të siguruar lirimin e Gershkovich.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




