Ndalja e fondeve për agjencinë së OKB-së, Lazarini thirrje nëntë vendeve: Shqyrtoni vendimin

Botë | 3 vite më parë

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë Fili Lazarini iu ka bërë thirrjeve nëntë vendeve, mes të cilëve edhe SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë ndalur financimin e kësaj agjencie të rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Mes të tjerash Lazarini u shpreh se mbi dy milionë persona në rripin e gazës varen tek kjo agjenci për të mbijetuar, ndërkohë që pas shprehjes së akuzave se disa punonjës të agjencisë ishin përfshirë në sulmet që Hamasi ndërmori ndaj izraelit në datën 7 tetor, ka filluar një hetim dhe këta punonjës janë pushuar nga puna.

“Është tronditëse të shohësh pezullimin e fondeve në kundërpërgjigje të akuzave drejtuar një grupi të vogël të stafit, veçanërisht duke patur parasysh faktin se agjencia veproi menjëherë duke pushuar nga puna këtë grup dhe duke filluar një hetim të pavarur.

Është tej mase e papërgjegjshme që sidomos në kohë lufte të sanksionosh agjencinë dhe një komunitet të tërë të cilit ajo i shërben, për shkak të akuzave ndaj disa individëve. Çdo vit ua dërgojmë listën e punonjëse vendeve ku veprojmë, përshi Izraelin. Kurrë nuk na është raportuar ndonjë shqetësim për ndonjë anëtar specifik të stafit”, u shpreh Lazarini në një deklaratë.

Prej kohësh Izraeli ka akuzuar degë të ndryshme të OKB-së për një anshmëri dhe antisemitizëm.  E krijuar në vitin 1949, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë është më e madhja që vepron në gaza. Ajo siguron kujdes shëndetësor, arsim dhe ndihma të tjera humanitare për palestinezët në enklavë, në bregun perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri.

Brenda Gazës ka rreth 13 persona që punojnë për këtë agjenci. Qëkur Izraeli filloi ofensivën ushtarake në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit, agjencia ka përdorur objektet e saj në enklavë për të strehuar mijëra civilë të larguar nga vendbanimet e tyre.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme