Ndërron jetë “njeriu më i pisët në botë”! U la për herë të parë pas 67 vitesh, vetëm disa muaj para se të vdiste

Botë | 4 vite më parë

I cilësuar si “njeriu më i pisët në botë” ka humbur jetën në moshën 94-vjeçare. Amou Haji, nga Irani, kaloi thuajse gjithë jetën e tij pa u larë sepse ishte i shqetësuar se do të sëmurej, por ndërroi jetë vetëm pas disa muajsh pasi u la për herë të parë pas 67 vitesh.

Edhe pse për rreth 7 dekada ai shmangu përdorimin e sapunit dhe ujit, Amou Haji ishte një njeri i shëndetshëm sipas analizave të kryera. Në regjimin e tij ushqimor, ai konsumonte vetëm kërpudha të papjekura, pinte ujë nga pellgjet e ndotura si dhe cigare.

Në fillim të këtij 2022, fqinjët e bindën ‘njeriun më të pisët në botë” të bënte dush pasi i mbushën mendjen se fakti që ishte aq i ndotur nuk e lejonte atë të kishte miq dhe të gjente të dashur..

Amou tërhoqi gjithashtu interesin e shkencëtarëve për të studiuar se çfarë lloj mikrobesh mund të kishin marrë jetë në trupin e tij, por ata u befasuan kur zbuluan se ai nuk kishte vuajtur nga ndonjë bakter apo parazit përveç Trikinozës, një bakter që vjen nga ngrënia e mishit të papërpunuar dhe shkakton një infeksion të zakonshëm. Testet, përfshirë për HIV dhe hepatitin, dolën gjithashtu negative.

Amou jetonte në një kasolle në periferi të fshatit Dejgah, por ishte çuditërisht i mirëarsimuar. Ai diskutonte me banorët të mirat dhe të këqijat e Revolucionit Francez dhe Rus. Amou i njihte politikanët e përditësuar, por gjithashtu u ankua se publiciteti ndërkombëtar ia kishte bërë jetën të vështirë.

Një dokumentar i shkurtër i titulluar “Jeta e çuditshme e Amou Haji” u realizua për jetën e tij në vitin 2013.

Me vdekjen e tij, rekordi jozyrtar i ‘Njeriu më i pisët në botë’ mund të shkojë te një indian. Kailash ‘Kalau’ Singh, nga një fshat jashtë qytetit të shenjtë të Varanasit, nuk është larë për më shumë se 30 vjet, raporton Hindustan Times.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme