Ndotja e ajrit u rrit në mbarë botën në 2021, vetëm 3 zona kanë cilësinë më të mirë

Botë | 4 vite më parë

Raporti i IQAir , një kompani që gjurmon cilësinë globale të ajrit, zbuloi se ndotja mesatare vjetore e ajrit në çdo vend ishin më të ndotura se standardet e OBSH-së. Vetëm 222 qytete nga 6,475 të analizuara kishin cilësi mesatare të ajrit që plotësonte standardin e OBSH-së.

Sipas raportit vetëm 3 zona përmbushur udhëzimet e OBSH-së për cilësinë e ajrit, territori francez i Kaledonisë së Re dhe territoret e Shteteve të Bashkuara të Puerto Rikos dhe Ishujt e Virgjër të SHBA.

Ndërsa India, Pakistani dhe Bangladeshi ishin ndër vendet me ndotjen më të madhe të ajrit, duke tejkaluar udhëzimet me të paktën 10 herë më shumë.

Vendet skandinave, Australia, Kanadaja, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar renditen ndër vendet më të mira për cilësinë e ajrit, me nivele mesatare që tejkaluan udhëzimet nga 1 deri në 2 herë.

Në Shtetet e Bashkuara, raporti zbuloi se ndotja e ajrit tejkaloi udhëzimet e OBSH-së me 2 deri në 3 herë në 2021.

Miliona njerëz vdesin çdo vit nga problemet e cilësisë së ajrit. IQAir analizoi stacionet e monitorimit të ndotjes në 6,475 qytete në 117 vende, rajone dhe territore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme