Ndriçohet Kalaja e Himarës, ministri Gonxhja: Investimi rrit vlerën turistike të saj

Kulturë | 1 vit më parë

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore – MEKI ka aprovuar projektin e ndriçimit dekorativ të Kalasë së Himarës, duke i dhënë jo vetëm dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështore këtë monument mbi 3500-vjeçar.

Pamjet janë publikuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili deklaron se investimi rrit vlerën turistike të kalasë.

“Ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i Bashkië së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes”, shkruan Gonxhja.

Kalaja, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, në administrimin e DRTK Vlorë, ka qenë qendër e rëndësishme historike dhe kishtare që nga shekulli i VIII-të. Sot, ajo është një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë së Himarës dhe një ftesë për ta vizituar jo vetëm për bregdetin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme