Ndryshime në drejtimin e AKSIK, lirohet Altin Jani dhe emërohet Ermal Jauri

Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin në drejtimin e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (AKSIK). Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton lirimin nga detyra të Altin Janit, i cili mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të këtij autoriteti.
Në vendimin e qeverisë thuhet se, me propozimin e Kryeministrit, Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
“Z. Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në pikën e parë të vendimit. Ndërsa në pikën e dytë përcaktohet: “Z. Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar”.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




