Në prag të asfiksimit, policia hungareze gjen 17 emigrantë të mbyllur në një kamion

Botë | 4 vite më parë

Policia hungareze ka gjetur 17 emigrantë brenda një kamioni me targa turke, të mbyllur pa ventilimin e duhur.

Emigrantët, 16 nga Egjipti dhe një nga Libia, kishin nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor, tha policia, duke shtuar se vetëm veprimet e shpejta pas një njoftimi nga autoritetet rumune u kishin shpëtuar jetën.

Mijëra njerëz që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi bëjnë udhëtimin tokësor nëpër Ballkan për në Evropë. Hungaria kishte ndërtuar një gardh në kufirin e saj jugor me Serbinë, por rruga përmes Hungarisë për në Evropën Perëndimore mbetet një rrugë e njohur për emigrantët.

Në shkurt, 18 emigrantë afganë u gjetën të vdekur në një kamion të braktisur në një rrugë të pasme pranë kryeqytetit bullgar të Sofjes./ Reuters

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme