Negociatat mbi sigurinë e termocentralit në Ukrainë, kreu i OKB-së takim me zyrtarët rusë

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së, Rafael Grossi ka zhvilluar një takim me zyrtarët rusë në Kaliningrad. Lajmin e bën të ditur vetë Grossi përmes një postimi në Twitter ku zbulon se negociatat mbi sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës ishte tema e diskutimit.
Ky takim vjen fill pasi Grasse vizitoi termocentralin, ndërsa ky i fundit theksoi mbështetjen në mbrojtje të termocentralit, sipas tij në interes të të gjithëve.
“Kam takuar zyrtarë të nivelit të lartë nga disa agjenci ruse, sot në Kaliningrad. Unë vazhdoj përpjekjet e mia për të mbrojtur termocentralin bërthamor në Zaporizhzhya .Vizita ime e fundit në ZNPP konfirmoi nevojën urgjente për të arritur këtë objektiv jetik, i cili është në interesin e të gjithëve”, shkruan ai.
Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia, i cili është më i madh bërthamor në Evropë aktualisht është nën kontrollin e forcave ruse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




