Nga fjongot te pikat, ja cilat do të jenë tendencat e modës për vitin 2024

Lifestyle | 3 vite më parë

Moda është gjithnjë në lëvizje dhe me ardhjen e vitit 2024, do të vijnë edhe tendencat e reja që do të dominojnë.

Nga dizajnët me pika, te fjongot dhe te ngjyrat metalike, ja se çfarë do të mbizotërojë vitin që vjen:

Pikat

Pasarelat e këtij viti ishin të mbushura plot me to. Modeli është shpesh i popullarizuar gjatë verës, por në të vërtetë printet janë një trend i përjetshëm dhe i gjithanshëm, të cilin ka të ngjarë ta shihni shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Ngjyra vishnje

Obsesioni i modës me ngjyrën vishnje nuk mund të injorohej sezonin e fundit. Disa shtëpi të modës treguan edhe  dizajne të cilat ishin vishnje nga koka te këmbët, ndërsa të tjera e mbanin të kufizuar në një fund apo xhaketë dhe e kombinuan me ngjyra të tjera.

Ngjyrat metalike

Disa stilistë u frymëzuan nga tubat nën lavamanin e tyre të kuzhinës për këtë trend të radhës, një shumëllojshmëri veshjesh dhe fustanesh me një shkëlqim metalik. Një nga temat e preferuara të Met Gala të dekadës së fundit që spikati në vitin 2023. Trendi duket se do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Fjongot

Fjongo gjigante u shfaqën në koleksionet e disa stilistëve kryesorë gjatë javëve të ndryshme të modës, kështu që mund t’i shohim ato të zbukurojnë një shumëllojshmëri fustanesh vitin e ardhshëm.

Pantallonat e shkurtra

Vera e viti që vjen ka të ngjarë të ketë një rikthim të fuqishëm të pantallonave të shkurtra në një larmi ngjyrash, stilesh dhe pëlhurash./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme