Nga kodimi tek zanatet, ekonomistët dhe elektricistët më të kërkuarit, garancia rinore do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

Arsim | 7 muaj më parë

Interesi i të rinjve që paraqiten në zyrën e punës është rritur. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se profesionet më të kërkuara prej atyre me arsim të lartë janë ekonomist, ndërsa për ata me arsim të mesëm elektricist.

“Në portalin e punësimit për 2025 kanë qenë rreth 60 mijë vende të lira pune të shpallura dhe profesionet më të dëshiruara me arsim të lartë janë ekonomist, menaxher zhvillues softueri, inxhinier, jurist. Profesionet më të kërkuara me arsim të mesëm janë elektricist, berber, kuzhinier etj. Janë mbi 2500 persona që kanë lidhur një marrëveshje dhe kanë përfunduar një nga kurset në fushën e programimit”, u shpreh Gertiola Çepani, Drejtore e Shërbimeve të tregut të Punës.

Ndërkaq, referuar të njëjtave shifra, punëdhënësit kanë rritur kërkesat për punësim kryesisht për të rinjtë në fushat ku ata studiojnë apo janë diplomuar.

“Kërkesat nga punëdhënësi janë nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, sektori i ndërtimit, telekomunikacion apo industria përpunuese”, tha ajo.

Në vitin e tretë të zbatimit, skema e garancisë rinore si një nga projektet më të mëdha të qeverise shqiptare me mbështetjen e BE-së, pritet të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

Në muajin mars vijon zbatimin i programit të kodimit për vitin 2026

Gazetare: E. Hasanbelli    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme