Ngrohja globale/ OKB: Rritja e nivelit të detit është “dënimin me vdekje” për disa kombe

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se nivelet globale të deteve janë rritur më shpejt që nga viti 1900 dhe rritja e tyre e pandërprerë vë në rrezik vende si Bangladeshi, Kina, India dhe Holanda dhe rrezikon në mënyrë akute gati 900 milionë njerëz që jetojnë në vendet e ulëta dhe zonat bregdetare.
Guterres deklaroi se nivelet e detit do të rriten ndjeshëm edhe nëse ngrohja globale kufizohet “mrekullisht” në 1.5 gradë Celsius, qëllimi i pakapshëm ndërkombëtar.
“Bota jonë po kalon kufirin e ngrohjes prej 1,5 gradësh që kërkon një e ardhme e jetueshme, dhe me politikat aktuale, po shkon drejt një dënimi me vdekje për vendet e cenueshme. Komunitete të ulëta dhe vende të tëra mund të zhduken, bota do të dëshmonte një eksod masiv të popullsive të tëra në një shkallë biblike dhe konkurrenca do të bëhej gjithnjë e më e ashpër për ujë të ëmbël, tokë dhe burime të tjera”, tha Guterres.
Ai paralajmëroi se Toka ka më shumë gjasa në një rrugë drejt ngrohjes që përbën “një dënim me vdekje” për vendet e cenueshme nga kjo rritje, duke përfshirë shumë kombe të vogla ishullore.
Përveç vendeve të kërcënuara, Guterres tha se “mega-qytetet në çdo kontinent do të përballen me efekte serioze, duke përfshirë Kajron, Lagos, Maputo, Bangkok, Dhaka, Xhakarta, Mumbai, Shangai, Kopenhagen, Londra, Los Angeles, Nju Jork, Buenos Aires dhe Santiago.”
Guterres shtoi se niveli mesatar global i detit do të rritet me rreth 2 deri në 3 metra gjatë 2000 viteve të ardhshme nëse ngrohja kufizohet në 1.5 gradë Celsius. Me një rritje prej 2 gradë Celsius, detet mund të ngrihen deri në 6 metra dhe me një rritje prej 5 gradë Celsius, detet mund të ngrihen deri në 22 metra.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




